Pyetje: A lejohet botimi e revistave të cilat përmbajnë fotografi të grave të zhveshura pjesërisht, siç janë revistat e modës apo disa revista të tjera të cilat flasin për aktorët, këngëtarët etj? A lejohet shpërndarja dhe blerja e tyre apo puna në redaksitë e tyre?
Përgjigje: Botimi i atyre revistave apo gazetave që përmbajnë fotografi të grave të zbuluara, apo ndikojnë direkt apo tërthorazi në përhapjen e imoralitet, prostitucionit, homoseksualizmit, pijeve alkolike, drogës etj., është i ndaluar (haram). Si rrjedhojë, nuk lejohet bashkëpunimimi me këto gazeta, ashtu siç nuk lejohet edhe shpërndarja apo blerja e tyre, sepse me këtë gjë u lehtëson të tjerëvë bërjen e gjynahevedhe në të njëjtën kohë ndihmon në përhapjen e atyre gjërave që ka ndaluar Islami. Allahu i Madhëruar thotë:
“Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri e mos ndihmoni njëri-tjetrin në (ato gjëra që janë) gjynahe e (çojnë në) armiqësi. Kijeni frikë Allahun, sepse dënimi i Tij është shumë i ashpër.” {5:2}
Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: “Kush i fton të tjerët për të bërë një vepër të mirë, shpërblehet njësoj si ai që e kryen atë vepër dhe nuk pakësohet asgjë prej shpërblimit të secilit. Kush i fton të tjerët në diçka të ndaluar, merr aq gjynahe sa merr edhe ai që e kryen atë dhe nuk pakësohet asgjë prej gjynaheve të secilit.” {Trans. Muslimi}
“Unë nuk kam parë akoma dy prej kategorive të njerëzve të Xhehenemit (sepse ata do të shfaqen më vonë): Disa njerëz që në duart e tyre mbajnë kamzhikë si bishta lopësh, me të cilët rrahin njerëzit dhe disa gra të veshura (në dukje), mirëpo (në të vërtetë janë) të zhveshura, të cilat tunden gjatë ecjes për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; kokat (flokët) e tyre janë si shpina e devesë.58 Këta njerëz nuk do të hynë në xhennet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij, megjithëse ajo mund të ndjehet nga shumë shumë larg.” {Trans. Muslimi}
Ajetet dhe hadithet që flasin për këtë temë janë të shumtë, ndaj nuk mund t’i përmendim që të gjithë. Lusim Allahun që të na udhëzojë në ato gjëra që na bëjnë dobi, si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.
/Shejh Bin Bazi/