Pyetja:

Jam një motër muslimane dhe kam disa vite që falem rregullisht. Doja t’ju pyes rreth kontaktimin me vëllezër muslimanë. A është e ndaluar dashuria ndaj një vëllai në Islam? A është haram edhe biseda me të në telefon ose edhe në internet? Shumica e motrave këtë po e bëjnë dhe nuk e di se a është kjo e lejuar apo jo?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dashuria është diçka aq komplekse dhe në vete përmban shumë kuptime, dashuri është edhe kur të kesh ndaj dikujt mirësjellje, respekt e bujari. Gjithashtu, dashuri është edhe ndjenjen që e kemi ndaj personit të gjinisë tjetër.

Pra, ajo është disa lloje e në Islam Kurani famëlartë e përmend fjalën “dashuri” në shumë ajete. Dashuria sipas Islamit është disa lloje e ne do t`i përmendim disa:

-Dashuri e obliguar apo e domosdoshme, sikurse dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij dhe e asaj që hynë në të si dashuria e muslimanëve për hirë të Allahut.

-Dashuri e lejuar, si ajo që është e natyrshme si: dashuria e prindërve, gruas, fëmijëve, familjes, etj.

-Dashuri e ndaluar (haram), si ta duash sikur Allahun dikë tjetër. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “E nga njerëzit ka nga ata që në vend të Allahut besojnë në idhuj, që i duan sikur që e duan Allahun …” (Bekare: 165)

Ky lloj i dashurisë është shirk dhe quhet shirku i dashurisë dhe ajo është disa shkallë që varet se sa është i lidhur ai me atë të dashur që e adhuron sikur Allahun, në këtë lloj hynë edhe ata që i adhurojnë artistët, këngëtarët e ndryshëm etj.

Pra, nëse ti e do ndonjë vëlla musliman për hirë të Allahut, sepse ai është praktikues i fesë dhe i devotshëm, kjo është e lejuar dhe e kërkuar si dashuria ndaj sahabëve, dijetarëve etj.

E nëse është tjetër formë e dashurisë që ndikon në ndjenjat e tua, të tërheq që ti të bisedosh me të, të kalosh kohën së bashku dhe gjëra të ngjashme, atëherë ky lloj i dashurisë është i ndaluar (haram) dhe nuk lejohet të vazhdohet në këtë përveç nëse janë dakord të dy dhe lidhin martesë.

Prandaj, edhe bisedat me telefon janë të ndaluara (haram) dhe çdo lloj i kontaktit. Sa i përket asaj me internet, kemi shpjeguar në një nga pyetjet që janë bërë më parë, prandaj kthehu atje.

Në fund, të këshilloj ty dhe të gjitha vajzat që kanë pranuar Allahun si Krijues dhe Ligjëdhënës të tyre e gjithashtu edhe djemtë t’u largohen kontakteve të tilla, sepse janë të ndaluara dhe hapa të shejtanit për t’u fundosur në mëkate. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, sepse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara…” (Nur:vellai 21)

Alaudin Abazi