Pyetja:

A lejohet dhënia e zekatit para kohës gjatë vitit?

***

Përgjigjja:

Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Sa i përket dhënies së zekatit para kohës së tij, kjo është e lejueshme, sipas shumicës së dijetarëve, si Ebu Hanifes, Shafi’iut dhe Ahmedit.
Poashtu lejohet të jepet më herët zekati në bagëti, ar dhe argjend, si edhe në mallin e tregtuar, nëse posedon nisabin (pragun minimal)”. [1]

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua kanë thënë:
“S’ka gjë të keqe në dhënien e zekatit një apo dy vite më herët, nëse kjo është në dobi të diçkaje, dhe t’ia japësh atë të varfërve dhe nevojtarëve për çdo vit”. [2]

Shejh Ibn Uthejmin qe pyetur: “Cili është vendimi mbi dhënien e zekatit për disa vite më herët për viktima të fatkeqësive?”
Ai u përgjigj: “Dhënia e zekatit më shumë se një vit më herët është e vlefshme, por kjo është e lejueshme vetëm për disa vite e jo për më shumë. Mirëpo, zekatin nuk duhet dhënë më herët, përveç nëse kjo bëhet për ndonjë nevojë, si uria, xhihadi apo të ngjashme. Në këto raste, themi se duhet të jepet më herët, sepse mund të ketë arsye që një gjë e cila zakonisht është e përshtatshme, të jetë më pak e përshtatshme. Përndryshe, është më mirë të mos jepet zekati, derisa të vijë koha, sepse mund t’i ndodhë diçka pasurisë së personit, si shkatërrimi apo të ngjashme me këtë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se, nëse ai, më pas, ka më shumë sesa kur ka dhënë më herët, zekati duhet të jepet në sasinë e shtuar.” [3]

 

[1] Mexhmu el-Fetaua (25/85, 86)

[2] Shejh AbdulAziz Ibn Baz, shejh Abdu el-Rezak Afijfi, shejh Abdullah ibn Gudejan (9/422)

[3] Fetaua el-Shejh el-Uthejmin (18/328)