Pyetja:
A lejohet djegia e kufomës?
***
Përgjigjja:
Kjo kulturë është përhapur në Perëndim dhe si e tillë është haram, pra assesi nuk lejohet sipas ligjeve islame. Kjo dukuri është çnjerëzore dhe me këtë vepër i shkaktojmë padrejtësi të vdekurit. Kjo nuk lejohet as me ligjet e fesë së krishtere dhe asaj çifute.
I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Thyerja e eshtrave të të vdekurit është njëjtë me thyerjen e eshtrave të të gjallëve.”
Trupi i muslimanit duhet të mbrohet sa të jetë gjallë po ashtu edhe pas vdekjes.
Dr. Shefqet Krasniqi