Pyetje: A lejohet femra me shku në banjë për shërim p.sh si banja e Kllokotit?

Me Emrin e Allahut, Mëshirplotit, Mëshiruesit!

Në parim nuk ka ndonjë ndalesë për të shkuar në banjë me qëllim shërimi, por, muslimanja duhet të merr parasysh disa gjëra:
1. Të sigurohet që kur të hyjë në banjë të mos ketë përzierje gjinishë, pra ta rezervojë kohën kur mund të hyjë, qoftë e vetmuar, qoftë kur ka vetëm gra.
2. Nëse është siguruar se ka vetëm gra, edhe atëherë të ruhet mos t’i zbulojë ato pjesë të trupit që nuk i lejohet t’i zbulojë para grave.
3. Të konsultohet me mjekun nëse është e shtyrë në moshë, në mënyrë që të mos e rrezikojë shëndetin e vet.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i ka këshilluar besimtarët që ta kërkojnë shërimin dhe, përderisa kjo konsiderohet një prej metodave për shërim, është e lejuar me kushtet që i përmendëm më lart.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani