Pyetje:
Jemi disa vajza që mësojmë në shkollë. Në lëndën e leximit të Kuranit arsimtari na urdhëron të lexojmë Kuran, mirëpo ndonjëherë ndodh që ora e mësimit të përputhet me ditët e menstruacioneve dhe nga turpi nuk i tregojmë atij dhe lexojmë në atë gjendje. A lejohet një veprim i tillë i femrës, nëse ndalohet, ç’të bëjmë gjatë provimeve nëse përputhet me ditët e ciklit mujor?

Përgjigje:
Dijetarët islamë janë në divergjenca rreth kësaj çështjeje, gjegjësisht mbi leximin e Kuranit për gratë me menstruacione dhe ato lehona.

  1. Një grup dijetarësh anuan nga fakti se femrës me menstruacione i ndalohet të lexojë Kuran duke e krahasuar me personin i cili është xhunub (i papastër) dhe vetë faktin se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar të lexohet Kuran nga personi i cili është xhunub. Xhunubllëku është papastërti e madhe, gjithashtu edhe menstruacioni dhe lehonia është e tillë, ndaj pasi ndalohet për personin i cili është xhunub, edhe femrës me menstruacione i ndalohet gjithashtu. Po ashtu u bazuan në hadithin të cilin e transmeton Tirmidhiu nga Abdullah ibën Omeri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Të mos lexojë Kuran gruaja me menstruacione dhe ajo xhunube.”
  2. Pala tjetër e dijetarëve theksuan se gruaja në ciklin mujor dhe ajo lehone lejohen që të lexojnë Kuran përmendësh, ngaqë nuk mund të krahasohet xhunubllëku me menstruacionet, sepse periudha e menstruacioneve zgjat shumë, e kundërta e xhunubllëkut e cila zgjat disa orë. Hadithin që e argumenton pala e parë është i dobët. Ky mendim është më autentik.                                       

  Duke u bazuar në këtë mendim, gruas me menstruacione dhe asaj lehone u lejohet të lexojnë Kuran përmendësh, mirëpo nëse ka nevojë që të lexojë nga Kurani, atëherë të mos e prekë direkt me dorë, por me ndonjë send tjetër, siç janë dorezat etj.

Shejh Abdulaziz ibën Baz