Pyetja:

Vëllai im, i cili është më i vogël se unë, ka pirë gji prej një gruaje më shumë se pesë (5) herë, e kjo grua ka një motër. A më lejohet mua që të martohem me motrën e kësaj gruaje prej të cilës ka pirë gji vëllai im?

***

Përgjigjja:

Nuk ka asnjë ndalesë në lidhje me këtë përderisa ti nuk ke pirë gji prej nënës së saj (vajzës) dhe as ajo nuk ka pirë prej nënës tënde. Porse vëllai yt, ai është që ka pirë gji prej nënës së saj dhe gjykimi lidhet vetëm me vëllain tënd dhe nuk lidhet me ty. Prandaj, i ndalohet vëllait tënd që të martohet me vajzën e asaj (gruas) që i ka dhënë gji (atij) ndërsa për ty nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë (të martohesh me këtë vajzë).

Shejh Salih el Feuzani

Përktheu: Xhabir Sheme