Pyetja:

A lejohet martesa me një djalë që s’e fal namazin?

***

Përgjigjja:

Motër e nderuar, nuk i takon një muslimaneje të devotshme të martohet me dikë që i shpërfill urdhrat e Allahut, duke mos e falur namazin, që është shtylla e fesë. Personi që i shpërfill detyrat që ka ndaj Krijuesit të vet, detyrat ndaj familjes dhe shoqërisë i shpërfill edhe më lehtë. Por, megjithatë, nëse personi që të propozon martesë ka cilësi të mira, ti mund t’i thuash atij se nuk do të pranosh të martohesh me të, përveç nëse ai fillon të falë namazin. Nëse e sheh se ai ka filluar të falet me bindje, atëherë mund të martohesh me të. E, nëse ai nuk pranon t’i bindet Krijuesit, atëherë hiq dorë prej tij dhe lute Allahun të ta mundësojë të martohesh me ndonjë besimtar të devotshëm, me të cilin do të kalosh jetë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Hoxhë Jusuf Kastrati