A lejohet martesa pa diturinë e të tjerëve, gjegjësisht pa lejimin e familjes?
***
Përgjigjja:
Sipas disa dijetarëve, (numër i vogël i tyre), personi mentalisht i shëndoshë dhe i moshërritur (në bylyg) mund që kontratën e martesës ta bëjë vetë personalisht me femrën me të cilën i lejohet fetarisht martesa me të, poashtu edhe për femrën e shëndoshë mentalisht dhe të moshërritur lejohet që ta bëjë vetë kontratën e saj për martesë me kusht që të jetë ekuivalente me të dhe t’i plotësohet mehri i ngjashëm (mithl), por mendimi i saktë është ai që shumica e dijetarëve anojnë se vajzës nuk i lejohet martesa pa lejen e veliut/kujdestarit (babait, vëllaut, axhës).
Në anën tjetër, kontrata e martesës nuk mund të bëhet në fshehtësinë e të tjerëve, sepse, për kontratën e martesës, doemos duhet pasur dy dëshmitarë, që i plotësojnë kushtet e dëshmisë. Një nga roli i dëshmitarëve është të evitojë dyshimin apo akuzat mes dy partnerëve dhe të publikojë kontratën e martesës mes dy palëve. Pra, kontrata e lejuar, si zakonisht publikohet, ndërsa harami, nga vetë natyra e tij, është akt që kryhet fshehurazi, pa dëshmitarë.
Allahu e di më së miri!
Jusuf Zimeri