Pyetja:

A lejohet mbyllja e syve gjatë namazit?

***

Përgjigjja:

Mbyllja e syve gjatë namazit është mekruh (e urrejtur). Ajo është në kundërshtim me atë që bënte Resulullahu ﷺ, përveç nëse është me arsye, sikurse të ndodhë që të ketë përpara ndonjë zbukurim në mur apo shtrojë, apo të ketë dritë të fortë, e cila bie në sy.
Me rëndësi pra, nëse mbyllja e syve bëhet për ndonjë arsye, atëherë nuk prish punë, përndryshe është mekruh.

Shejh Uthejmini, Kushtet e Fesë fq. 303