Pyetje:
A mund ta prishim namazin nëse ka tërmet dhe ne jemi duke u falur?
Përgjigje:
Po, është e lejueshme, madje e detyrueshme (vaxhib), që të ndërpritet menjëherë namazi nëse ndodh një tërmet dhe keni frikë për jetën, sigurinë tuaj apo edhe pasurinë tuaj, si dhe nëse ekziston rreziku nga ndonjë dëm i madh, siç mund të jetë shembja e ndërtesës.
Ruajtja e jetës dhe vetvetes nga shkatërrimi është një nga objektivat themelore të Sheriatit islam. Namazi i ndërprerë apo i humbur mund të falet dhe të kompensohet më vonë, ndërsa humbja e jetës nuk mund të kompensohet.
/Hoxhë Kastriot Bardhi/




