Të zhvishesh atje? Eudhu bil-lah (Kërkoj mbrojtje te Zoti)! Si mundet njeriu deri në këtë derexhë (nivel), deri në këtë shkallë, si qenie njerëzore, t’i lejojë vetes të shkojë e të zhvishet në atë masë para miliona njerëzve?
Deti si i tillë është krijesë e Zotit; Allahu e ka krijuar detin për njerëzit. Të mirat dhe dobitë e detit janë të njohura për të gjithë njerëzit, nuk ka nevojë t’i shpjegojmë. Por, ja që njerëzit e bëjnë haram detin, ashtu siç e bëjnë haram edhe shehrin (qytetin).
Më kujtohet ai plaku i shkretë, një njeri i devotshëm nga fshati, i cili thoshte:
”Po dua të shkoj në shehër (qytet) po përdor fjalorin e vjetër po dua të dal në qytet, por po më vjen turp, sepse nuk ka mbetur më vend për të dalë në qytet.”
Çfarë do të thotë kjo? Të ndalon kush? Askush nuk të ndalon. Por njerëzit e kanë prishur. E prishin qytetin, e prishin detin, e prishin tokën. Kudo që shkojnë njerëzit, e prishin.
Allahu i Madhëruar thotë për këtë në Kuran:
”Shkatërrimi në tokë(Fesadi) dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve (Surah Ar-Rum, 41)
Çfarë është Fesadi?
U përhap fesadi. Fesad do të thotë rrëmujë, prishje, prishje e ekuilibrit, rrezikim i vlerave njerëzore dhe përhapje e antivlerave. Çdo gjë që është kundër ligjeve të Zotit dhe kundër natyrës me të cilën Ai e ka krijuar njeriun, është fesad. Dhe ky është fesadi më i madh!
Allahu thotë se u përhap fesadi në tokë dhe në det. Dhe ja, detin po e shohim sot: nuk të lënë hapësirë të shkosh në det e të shfrytëzosh të mirat që ka krijuar Allahu, sepse është bërë fesad. E kanë prishur detin me degjenerim.
Të zhvishesh atje?! Eudhu bil-lah, eudhu bil-lah! Nuk mund të përshkruhet, të tremb vetëm ta mendosh. Si mundet njeriu deri në këtë nivel, deri në këtë shkallë si qenie njerëzore, t’i lejojë vetes të shkojë e të zhvishet para miliona njerëzve? Ndërkohë, thotë për veten se është musliman, e beson Zotin e vërtetë, vdekjen e vërtetë, xhenetin e vërtetë, xhehenemin e vërtetë, beson Kuranin, beson Ditën e Kiametit… dhe përsëri i bën këto gjëra? Na ruaj o Zot!
Pra, përderisa deti si krijesë është hallall dhe është krijuar për njerëzit, nëse gjen diku një vend ku nuk ka njerëz, pse të jetë haram? Për çfarë?
Në vetvete deti nuk është haram, por haram e bëjnë të tjerët me sjelljet e tyre. Nëse ti shkon në një vend ku të tjerët nuk mund ta bëjnë haram (sepse nuk kanë depërtuar ende atje), nëse shkon e veçohesh diku në një skaj, kjo është plotësisht hallall. Kjo gjë as që diskutohet dhe askush nuk mund të thotë se është haram.
/HOXHË DR. SHEFQET KRASNIQI/




