Pyetja:
Nëse e vizitoj varrin e Muhamedit ﷺ dhe them tek varri “O i Dërguar i Allahut, lute Allahun për mua!”, a llogaritet Pejgamberi ﷺ si të vdekurit e tjerë, apo jo?
***
Përgjigjja:
Nga i vdekuri nuk lejohet të kërkohet asgjë, qoftë Pejgamberi ﷺ ose dikush tjetër. Lutja ndaj atyre që nuk janë prezent (je larg nga ta dhe nuk të dëgjojnë) apo nuk mund ta çojnë në vend atë kërkesë (si rasti konkret) është shirk i madh (pra, të nxjer automatikisht nga feja). Assesi, nuk lejohet të kërkojmë nga të vdekurit të bëjnë dua ata për neve, qoftë i vdekuri Pejgamber ose dikush tjetër dhe e gjithë kjo është rreptësisht e ndaluar.
Kur ta vizitosh varrin e Pejgamberit ﷺ, i jep selam atij dhe nuk kërkon asgjë nga ai, as dua, as lutje, as asgjë.
Shejh Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani