Pyetja:

A lejohet për xhematin të lexojë diçka nga Kurani kur është duke u falur pas imamit?

***

Përgjigjja:

Është mekru (e urryer) për xhematin të lexoj Kuran pas imamit në namaz. Ka thënë një nga dijetarët e shquar të islamit El Birxhendij në librin e tij të njohur “Sherhu Nukajeh” kur ka shpjeguar çështjen e leximit të Kuranit nga Me’mumi përfundon se është mekru.

Në këtë kapitull është cekur kërcënim i ashpër: ‘Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kush lexon (Kuran) pas imamit veçse ka gabuar.”
Sahabiu i njohur Sead Ibën Ebi Vekas (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “ Kush lexon pas imamit nuk ka namaz për të.”
Seid bin Musejeb (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Do të doja për atë që lexon pas imamit të ketë në gojën e tij gaca zjarri.”
Abdullah Elbehelij (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kush lexon pas imamit do t’i mbushet goja e tij me pluhur”.’

Në Fet-hul Kadir cekët se është Mekru Tahrimen të lexohet Kur’an pas imamit.

Ka thënë El-Ajnij në Librin e tij “Elbinaje fi sherhil Bidajeh”: “Më se 80 sahabe të mëdhenjë e kanë ndaluar leximin pas imamit, nga ta Abdullah ibën Mesud, Abdullah ibën Umer dhe Abdullah ibën Abas.”

E përmend Shejh Abdullah bin Ja’kubë El Harithij në librin e tij “Keshful Esrar”: Transmetohet nga Abdullah bin Zejd bin Esleme (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga babai i tij se ka thënë: “10 sahabet më të mëdhenjë të Pejgamberit ﷺ e kanë ndaluar të lexohet pas imamit: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Abdurrahman bin Auf, Sead ibën ebi Vekas, Abdullah ibën Mesudi, Zejd ibën Thabit, Abdullah Ibn Umer dhe Abdullah Ibn Abas, Allahu qoftë i kënaqur me ta.”

Ebil Hasenat Muhamed Abdul Haj El-leknewi Elhindi (1264 h. 1304 h.), “Fetawa El-leknewij”

Përktheu: Ibrahim Beqiri