Pyetja:

A lejohet pranimi i dhuratës nga e afërmja e cila burrit të saj paratë ja merr pa leje, por në anën tjetër ajo posedon edhe para të veta?

***

Përgjigjja:

Përderisa e afërmja e juaj ka edhe mjete të vete monetare, ju mund ta merrni dhuratën e saj dhe nuk obligoheni aspak ta pyesni për burimin e atyre mjeteve. Pra pranojeni dhuratën e saj dhe përdoreni atë derisa keni nevojë. Në anën tjetër, pasi që e dini se ajo i merr burrit të vet para tinëz duke mos i treguar as më vonë, këshillojeni atë të afërme që mos të veprojë ashtu, sepse nuk i lejohet që burrit t’ia merr paratë pa e pyetur paraprakisht, sepse nuk i takon një gjë e tillë!

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku