Pyetja:

A lejohet që bashkëshorti të qëndrojë më shumë se dy vite në një vend tjetër duke punuar dhe fituar pasuri, porse gruja e tij të qëndrojë në vendin e saj (shtëpinë e saj)?

***

Përgjigjja:

Për bashkëshortin është obligim që të jetojë jetë të mirë me bashkëshortën e vet.

Allahu i Madhëruar thotë:

Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira“. (Nisa: 19)

Obligim, të cilin e bartë bashkëshorti ndaj bashkëshortës së tij dhe anasjelltas.

Dhe prej këtyre obligimeve është që burri të mos mungojë nga bashkëshortja e tij për një kohë të gjatë, ngase prej të drejtave të saja është ta shijojë jetën bashkëshortore, njashtu siç e posedon edhe ai vet (burri) këtë të drejtë.

Mirëpo, nëse bashkëshortja është në pajtushmëri me mungesën e tij, dhe nëse mungesa e bashkëshortit zgjatet, atëherë i lejohët burrit të mungojë dhe nuk ka pengesë për të.

Megjithatë, kjo bëhët me kushte: Duhet që bashkëshorti ta vendos gruan e tij në vend të sigurtë, në mënyrë që mos t’i kanoset ndonjë frikë apo edhe diçka tjetër.

Por, nëse bashkëshortja e tij nuk ka rënë dakort për një mungesë kaq të gjatë, atëherë bashkëshorti obligohet të kthehet tek gruaja e tij çdo 6 muaj, përveç nëse e ndal ndonjë arsye e pranueshme, sikurse është sëmundja apo të ngjajshme me të.

Ju kujtojmë se disa nga shokët e Pejgamberit ﷺ e kanë kufizuar kohën e mungesës së bashkëshortit nga bashkëshortja e tij, në 4 muaj e disa të tjerë edhe në 6 muaj.

Le ta dijë bashkëshorti se nëse mungesa e tij kalon më tepër se 6 muaj dhe gruaja e tij kërkon që ai të kthehet sepse ka nevojë për të, në këtë rast bashkshorti patjetër duhet të kthehet tek gruaja e tij.

Dhe nëse burri refuzon kërkesën e bashkëshortes së tij, atëherë ajo ka të drejtë të paraqesë akuzë në gykatë dhe ta prish kurorën.

Porse, nëse ajo ia lejon bashkëshortit mungesën larg saj për një kohë, që ndodhë të zgjatet shumë, 1 apo 2 vite, atëherë i lejohet bashkëshortit dhe nuk ka të drejtë më gruaja ta prish kurorën ose të kërkojë diçka të ngjajshme me të, sepse këtë të drejtë më nuk e posedon gruaja, sepse ajo u pajtua me mungesën e tij dhe jeton në siguri, ka furnizim të bollshëm nga bashkëshorti dhe nuk i mungon asgjë (ushqimi, paratë, sigurimi, shtëpia, familjarët etj).

Allahu e di më së miri!

Shejh Ibn Uthejmin

Suad B. Shabani