Pyetja:
A lejohet që mes’hi i abdesit të kryhet më tepër se kohëzgjatja e përcaktuar?
***
Përgjigjja:
Dijetarë si Ibn Tejmije etj., e lejojnë mes’hin edhe më tepër se tre ditë, nëse njeriu dëmtohet nga larja e këmbëve dhe argumenti i tyre për këtë është se Ukbetu bin Amir erdhi nga Misri tek Umeri në Medine dhe ai e pyeti Ukben se sa ditë i ke dhënë mes’h? Tha: “Nga xhumaja në xhuma”. Umeri i tha: “Ke vepruar sipas Sunetit”. [1]
—————————
[1] Ibn Maxhe