Pyetja:

A lejohet ta shikojmë emisionin Big Brother?

***

Përgjigja:

Emisioni për të cilin pyetët ka shumë anë negative, që mund të përmblidhen në disa pika:
1. Ai shfaq skena nga jeta intime e njerëzve dhe veç kësaj kjo jetë intime shkon deri edhe në marrëdhënie harami.

2. Emisioni në përgjithësi përçon një frymë ç’edukuese për moralin e shoqërisë edhe nëse mund të mos japë skena të flirteve apo të lakuriqësisë, aty zhvillohet përgojimi, intriga dhe një nivel i ulët bisedash dhe nuk përfitohet asnjë dobi në drejtim të përthithjes së dijes apo kulturës.

3. Të ambienton me anët negative që përmenda më sipër, çka bën që të ngurtësohet zemra dhe të mos ndjesh më për të madhe dallimin në mes të keqes dhe të mirës; shkurt mos të të bëj përshtypje anët negative që paraqiten aty.

4. Nuk ka asnjë domosdoshmëri për shikimin e tij, as fetare as sociale…

5. Është humbje kohe dhe për të gjitha këto nuk lejohet të shikohet.

Allahu e di më së miri.

Justinian Topulli