Pyetja:

A lejohet ta shkruajmë emrin e Allahut në ëmbëlsira dhe çokollatë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Kjo pyetje i është bërë shejh Abd er-Rahman el-Berraak dhe ai tha:

Shkrimi i emrit të Allahut në ushqim është një lloj mosrespektimi, sepse bëhet me ekstravagancë dhe për argëtim, dhe kjo është në kundërshtim me respektin që i takon emrit të Allahut xh.sh. Në mënyrë të ngjashme, prerja e tij për t’u ngrënë është gjithashtu një lloj mosrespektimi.

Allahu e di më së miri.

islamqa.info