Pyetja:

Nëse një person është i dobishëm për njerëzit dhe ai bën vepra e punë të mira, a bëhen shkak këto vepra dhe punë të mira që Zoti t’i shtoj jetën?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Veprat humane, bamirësie që i bën njeriu nëse i bën në emër të Allahut, padyshim se ato e ndihmojnë atë për të iu zgjatur ymri (jeta) dhe për të u përmirësuar kualiteti i jetës së tij.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sjellja e mirë dhe komshijllëku i mirë e ndërtojnë vendin dhe e zgjasin jetën.”

Dhe padyshim që veprat e mira  janë pjesë e ahlakut (edukatës) islame. Sepse kur e kanë definuar dijetarët islam sjelljen, moralin dhe ahlakun kanë thënë: “Të u bësh mirë të tjerëve, të përhapësh të mirën.” E bamirësia është pjesë përbërëse e ahlakut, e padyshim se sjellja e mirë dhe kujdesi për të tjerët e ndihmon besimtarin të ketë jetë të mirë, jetë të këndshme dhe jetë të gjatë.

Për këtë shkak ësht prej sundimeve të islamit së bashku me teuhidin, monoteizmin islam që të përhap tek njerëzit vepra të mira, humane, të solidarizohet me njerëzit dhe të ua lehtëson vështirësitë, varfërit e telashet njerëzve.

Kështu ka qenë edhe Pejgamberi para se të bëhej pejgamber dhe kështu ka vazhduar edhe pasi është bërë pejgamber. Andaj Allahu e ka lavdëruar me këto cilësi:

Vërtet, ti (Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!” (Kalem, 4)

Hoxhë Bekir Halimi