Pyetja:
Shpresojmë të na sygjeroni se si të veprojmë me bankat bashkëkohore, veçanarisht që ne nuk dijmë asgjë për rregullat e bankave; nuk dijmë për lërjen e llogarisë e as për përfitmin, kur është e lejuar e kur jo dhe a të gjitha bankat jomuslimane nuk është e lejuar të punohet me to? E si bëhet puna me një person, i cili nuk gjen tjetër bankë përveç bankes e cila punon me kamatë, personi i tillë a konsiderohet si mëkatar? Ai, në të kundërten, nuk mund të përfitojë nga pasuria dhe ekziston frika se mos po i humben apo i vjedhën.
***
Përgjigjja:
Dije se është e ndaluar të kesh marrëdhënie me bankat e kamatave, në çfarëdo forme te jetë ajo, të lesh pasuri për qëllim që të shtohet apo për borxh. Sepse në marrëdhëniet me këto banka nuk mund t’i ikësh nga ngrënia e kamatës, apo të ngrejë dikush nga pasuria yte. Apo të mos e ndihmosh atë që ngre kamatën. Kjo edhe nëse pasurinë e le vetëm për ta ruajtur. Këtu përjashtohet fakti në rast të nevojshme; për atë që ekziston frika se ia vjedhin pasurinë e tij, apo humbja e tij apo i bëhet presion që të punojë me këso lloj bankash, në këtë rast lejohet ta lejë pasurinë më kusht që assesi të mos ketë faide. Allahu e di më së miri.
Ankebut.com