Përgjigje: Padyshim se vendqëndrimi i Ibrahimit është i vërtetë dhe ajo që është e rrethuar me xham është vendqëndrimi (mekami) i Ibrahimit. Por zgavrat që janë në të nuk duket të jenë gjurmë e këmbëve të tij. Sepse dihet historikisht se forma e këmbëve nuk ka ndryshuar që prej kohëve të lashta. Me siguri këto zgavra janë të rregulluara nga dikush vetëm si shenjë. E nuk mund të themi me bindje se këto zgavra janë gjurma e këmbëve të Ibrahimit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Pasi erdhi rasti. dëshiroj të bëj një përkujtim për një çështje: ajo është se disa umrexhij dhe haxhilerë ndalen pranë Mekamu Ibrahim dhe bëjnë lutje, të cilat nuk kanë bazë nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Bile, ndoshta atë lutje e bëjnë edhe me zë të lartë, kështu që i pengojnë njerëzit që janë duke falur aty dy rekatet e tavafit.

Nuk ka lutje të përveçme për te Mekamu Ibrahimi, bile suneti është që edhe ato dy rekate të falen si shpejt, e pas selamit menjëherë çohet dhe ua liron vendin atyre që kanë të drejtë më shumë, atyre që dëshirojnë t’i falin dy rekatet e tavafit.

Shejh Uthejmini/ Kushtet e Fesë