Pyetja:

Cili është gjykimi i Islamit për atë që jeton vetëm?

***

Përgjigjja:

Njeriu ka nevojë për dikë. Dhe një i vetëm është shejtan, dy janë shejtanë dhe tre quhen udhëtarë. Siç ka ardhur në hadith. Njeriut mund t’i pëshpërisë (mund ta nxisë) vetja për të keq, e mund të dobësohet (përpara tundimeve). Dhe njeriu ka nevojë për njerëz. Prandaj është e urryer që njeriu të jetojë vetëm. Origjina është që njeriu të jetojë me njerëz.

Ndalimi i qëndrimit vetëm ndalohet për shkak të nevojës që ka njeriu për dikë që ta ndihmojë, në rast se i ndodh diçka e jashtëzakonshme: si psh., një problem shëndetësor, atak kardiak ndoshta, apo ndonjë emergjencë shëndetësore të cilën ai nuk e përballon dot i vetëm por ka nevojë për dikë që ta ndihmojë, e jo vetëm për këtë shkak, por edhe të ngjashme me këtë.

Ka ardhur një hadith me tekst: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut ﷺ vetminë, që njeriu të flejë i vetëm.” [1]

A e prek ky hadith personin familja e të cilit kanë udhëtuar jashtë vendit? A i lejohet atij që të qëndrojë vetëm në shtëpi?

Vetmia te ky shembull që përmend ti është diçka e domosdoshme dhe për shkak të domosdoshmërive gjërat e ndaluara shndërrohen në të lejuara. Sheriati ndalon gjithmonë nga diçka që njeriu mund ta zbatojë, dhe këtu bëjnë përjashtim gjërat që mund të ndodhin jashtë dëshirave njerëzore për shkaqe të përkohshme. Dmth., qëllimi i hadithit është që njeriu të mos e synojë (qëllimisht) të qëndrojë vetëm.

Rasti kur njeriu nuk dëshiron të flejë me gruan e vet, ngushtohet prej kësaj, dhe ai fle në një dhomë dhe gruaja në një dhomë tjetër kjo është haram.

Shejh Mesh’hur el Hasen

Përktheu: Fatjon Isufi

————————–

[1] ‘Sahihul xhami’