Medicinal leech feeds.

Përgjigje: Për sa i përket shushunjave si gjallesa që thithin gjakun, kjo si formë e mjekimit ka qenë e njohur tek arabët e vjetër dhe këtë e ka përmendur ibn Kethiri në librin ‘’el Bidaje uen-Nihaje’’ dhe është përmendur shushunja në mënyrë specifike në disa hadithe të dobëta dhe me një hadith Hasen-Garib që përmendet në librin ‘’el Adab’’ nga Bejhekiu. Thotë ibn Mendhur në librin ‘’el Lisan’’: ‘’Shushunja është një krimb i kuq që jeton në ujë dhe kur ngjitet në lëkurë thith gjak dhe përdoret për mjekim të ënjtjeve në lëkurë duke thithur gjakun tepricë.’’

Pra rezymeja është se mjekimi me këtë gjallesë lejohet nëse nuk ka të vertetuar se mjekimi me të shkakton ndonjë dëm, ndërsa për sa i përket konsumimit të kësaj gjallese si ushqim, kjo është e ndaluar.

Përmblodhi: Enis Arifi / https://www.rizgjimi.com/