Pyetja:

A lejohet të punojmë diku ku detyrohemi të gënjejmë?

***

Përgjigjja:

Përderisa ka mashtrim atëherë puna në atë vend bëhet haram. Mashtrimi është dy llojesh: mashtrim që prek lëndën e marrëveshjes dhe mashtrim që nuk e prek lëndën e marrëveshjes. Mashtrimi që prek lëndën e marrëveshjes është që të mashtrosh për mallin, të mashtrosh për produktin, apo të jetë diçka ku transformohen të vërtetat dhe fshihen të vërtetat. Dhe mund të jetë mashtrim kur nuk e prek lëndën e marrëveshjes, për shembull: prezantohesh sikur je italian, por faktikisht ti nuk je italian.

Mirëpo a e prek kjo marrëveshjen dhe kontratën? Nuk e prek, ama në momentin që ti paraqet për shembull le të themi vaj palme sikur të jetë vaj luledielli, prek trungun, përbërjen dhe objektivën e marrëveshjes. Malli është i x vendi dhe ti e paraqet si të x vendi, duke prekur objektin, ke prekur si me thënë trungun e marrëveshjes, për këtë arsye nuk ka tolerancë.

E nëse bëhet fjalë për gjëra që janë haram dhe të ndaluara, atëherë bëhet haram, s’ka lidhje më pastaj.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja