Pyetja:

A lejohet të shkohet çdo vit për përvjetore te varrezat e dëshmorëve apo veprimtarëve dhe të mbahen fjalime e lavdata për ta, a e lejon feja isalme këtë?

***

Përgjigjja:

Tek përkujtimet apo përvjetoret për të vdekur pavarësisht se a kanë qenë heronjë apo jo, po flasim për përvjetor si i tillë është bidat (risi) në islam dhe nuk bën të veprohet.

Nganjëherë për të ua kujtuar njerëzve veprat e atyre që kanë qenë, (në këtë rast dëshmorët) dhe se ata kanë luftuar për ne, se liria ka pasur një çmim e ajo është paguar me gjakun e tyre. Dhe kështu t’ua rikujtosh se lirinë duhet dashur e çmuar, e si bëhet kjo?

Duke punuar, duke dashur të mirën për popullin dhe vatanin. Përndryshe liria nuk ka kuptim, sepse atëherë i bie të ndërrosh një okupator që të ka vrarë, masakruar dhe shkatërruar me dikë që të vjedh, e dëmton dhe e shkatërron me duart e tija. Ata që e vjedhin vatanin e tyre, e keqpërdorin pozitën e tyre dhe e dëmton shoqërinë sikurse qeveritarët tanë dhe çdo sektoret e tjera tek ne, deri tek ai që korrupton e vjedh një diçka të vogël, të gjithë këta janë tradhëtar të vatanit. 

Përvjetori për të vdekurin është bidat, lejohet të rikujtohet nganjëherë por jo shembull 1 vjetori, 5 vjetori a ngjashëm. Kjo është bidat njësoj sikurse ndërtimi i lapidarëve, busteve që shkurtimisht janë statuja.

Dr. Shefqet Kransiqi

Comments are closed.