Pyetja:
A lejohet të vihen në xhami ora të cilat gjatë leximit të Kuranit nxjerrin tinguj që ngjasojnë me tingujt e këmbanave?
***
Përgjigjja:
Derisa këto ora vendosen për të treguar kohën dhe njohjen e saj, kjo nuk përbën asnjë problem dhe nuk ka asnjë ndalesë për këtë, sepse njohja e futjes së kohës së namazit me anë të ndonjë tingulli mund të jetë diçka e domosdoshme. Por, nëse tingulli që del prej këtyre orave është si ajo e këmbanave, kjo nuk duhet (të veprohet) dhe nuk lejohet për shkak të përngjasimit të këtyre orave (tingujve të tyre) me këmbanat e të krishterëve dhe, si rrjedhojë, nuk mund të vendosen nëpër xhami. Allahu e di më së miri!
Abdullah bin Humejd, “Fetaua nurun ala ed-derb”
Përktheu: Unejs Sheme