Pyetja:

Shumë prej njerëzve therin kurban pas vdekjes së familjarit të tyre, kjo vepër është prej sunetit apo jo? Si dhe a lejohet ngrënia e mishit të këtij kurbanit nëse na servohet!?

***

Përgjigjja:

Kjo vepër leje që nuk është prej sunetit, por është bidat i shpikur i cili nuk ka asnjë bazë në dinin e Allahut të Madhëruar. Nëse vdes babai yt dhe ti i mbledh njerëzit, therë kurban si lloj sadakaje për baban tënd, dije se kjo vepër nuk ka asnjë bazë në Kur’an dhe Sunet.
Sadakaja është vepër e pëlqyer, porse të bëhet në kohë të caktuara, kurban të caktuar, të gjitha këto nuk kanë bazë në Fe dhe janë bidate të shpikura. Prej sunetit është:
Nëse vdes dikush nga familjarët e tu, atëherë të afërmve tu, u takon që ditën e parë t’ua sigurojnë ushqimin juve, gjithashtu komshia yt ditën e dytë duhet tua siguroje ushqimin juve, etj.
Argument pêr këtë që themi është rasti kur Xhaferi radijAllahu anhu vra në luftën e Mu’tes, me këtë rast Pejgamberi ﷺ iu drejtua njerëzve duke u thënë:
“Përgatitni familjës së Xhaferit ushqim, sepse atyre u erdhi një sprovë (vdekja e Xhaferit) që i preopkupoi të merren me të.” [1]

Urrehet që familja e cila është sprovuar me vdekjen e familjarit të tyre, t’u përgatisë dhe servojë ushqim musafirëve dhe atyre që vinë për vizitë, me rastin e vdekjes.
Mirëpo, ata nëse e therin kurbanin, ti je prezent, a lejohet ngrënia e atij ushqimit apo jo?
Themi se po, lejohet ngrënia e atij ushqimi edhe pse vepra e tillë është në kundërshtim me sunetin, ka mundësi edhe vepra e tillë të bjen në shkallën e haramit, porse ngrënia e tij lejohet, sepse është therrë nga muslimani.

Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani

——————————————————-

[1] (Ahmedi: 1751, Ebu Davud: 3132, Tirmidhiu: 998, Ibn Maxhe: 1610).