Pyetje: Doja të pyesja për zbukurimet që po bëhën me të madhe për pritjen e Ramazanit: drita, fenerë…e të ngjajshme që janë bërë modë kudo.
I lexova disa fetua që nuk lejohet kjo…
Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
■ –Së pari: Ne nuk shohim ndonjë gjë të keqe në zbukurimet që bëhen për pritjen e Ramazanit, por në të tilla zbukurime, dekorime duhen pasur parasysh disa gjëra:
□ 1. Nuk duhet besuar se pritja e Ramazanit me të tilla zbukurime është adhurim, por është ndër çështjet e lejueshme, të përhapura tek njerëzit.
□ 2. Të mos teprohet në shpenzimin për blerjen e këtyre zbukurimeve me çmime të tepruara, sepse teprimi dhe shpenzimet e kota janë të
ndaluara. Allahu thotë për ata që e teprojnë:
(إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُواْ إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا)
“Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij”. [Isra: 27]
□ 3. Nuk lejohet që në këto zbukurime të ketë imazhe të qenieve të gjalla, ose që në to të ketë instrumente muzikorë.
□ 4. Të mos zbukurohen xhamitë me një zbukurim të tillë, sepse kjo i tërheq vëmendjen namazfalësve dhe adhuruesve në xhami.
□ 5. Të mos ketë përngjasim me jomuslimanët (të krishterët, jehudët..etj) në të tilla zbukurime.
■ Së dyti: Duam të tërheqim vëmendjen në faktin se marrja e gjysmëhënës ose yllit si një simbol për myslimanët nuk ka asnjë bazë në fe dhe një gjë e tillë nuk ishte e njohur në kohën e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe as kohën e shokëve të tij dhe pasuesve të tyre, por një gjë e tillë u shpik pas kësaj kohe.
Dhe simbolet fetare duhet të jenë në përputhje me Sheriatin, dhe meqenëse nuk ka argumente të ligjshmërisë së gjysmëhënës ose yllit, është më mirë të mos e përdorni atë, sepse as gjysmëhëna dhe as ylli nuk janë simbole për Islamin dhe muslimanët edhe nëse disa prej muslimanëve i llogarisin të tilla.
Allahu e di më së miri!
Përgjigje nga Dr. Adelina Kuçana.