Përgjigje:

Nuk lejohet të veçohet një fëmijë nga të tjerët, qoftë mashkull, qoftë femër. Por njeriu detyrohet të jetë i drejtë dhe i hapur ndaj fëmijëve të tij dhe assesi të mos e veçojë ndonjërin nga të tjerët.

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë:
“Frikësojuni Allahut dhe bëhuni të drejtë me fëmijët tuaj.”

Mirëpo, nëse janë të pajtimit që njëri prej tyre të ketë pjesë më shumë se të tjerët, atëherë lejohet. E në veçanti, nëse fëmija është i paaftë për të fituar për shkak të ndonjë sëmundje apo problemi tjetër fizik, nuk ka rrogë nga shteti, atëherë detyrohesh të kujdesesh për atë derisa Allahu ta furnizojë.

Shejh Bin Bazi