Përgjigjja: Lejohet puna në market i cili, përveç shumë produkteve të tjera, shet edhe alkool, përderisa nuk i bie përdorimi i tij në asnjë formë. Shërbimi i tij në çfarëdo forme, qoftë edhe me renditjen e tij nëpër rafte apo shitblerjen e tij, është i ndaluar.

Nëse mundet, të kushtëzohet puna me shmangien e tij; nuk obligohet ta lërë punën aty. Përndryshe, nëse i duhet kohë pas kohe të shërbejë edhe atë, atëherë le të kërkojë një punë tjetër hallall dhe të pastër, të cilën në ditët e sotme nuk është edhe aq e vështirë ta realizojë.

Allahu e din më së miri.

 

/Hoxhë Dr. Afrim Bulliqi/