Pyetja:

Gjatë ngrënies ushqimi kishte aromë alkooli dhe kur lexova përmbajtjen e pashë që ka pasur përqindje të alkoolit. Tani a më pranohet namazi?

***

Përgjigjja:

Meqë ke ngrënë nga padija që ka përbërje alkooli në atë ushqim, namazi është në rregull. Nuk është mirë që njeriu të hajë produkte që kanë përbërje të alkoolit, ngase shpesh këto përbërje mund të jenë edhe të ndaluara, andaj njeriu të largohet nga kjo është më e sigurt, më e drejtë dhe më e mirë. Duke pasur parasysh se produktet mund të kenë këso përmbajtje, është mirë të lexohet përmbajtja para se t’i konsumosh.

Por nëse ke qenë diku musafir, dikush i ka servuar, ti në këtë rast nuk e ke paketimin që ta shikosh përmbajtjen dhe kur e ke konsumuar produktin e caktuar ke dyshuar se mos ka diçka, ndërsa pastaj kur e ke shikuar përmbajtjen e ke vërejtur se ka përbajtje alkooli, për këtë nuk ke mëkat sepse ke vepruar diçka nga padituria dhe në këtë rast është e falur me lejen e Allahut të Madhëruar dhe nuk ndikon në namaz kjo çështje.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.