Pyetja:

A mund të falem në shtëpi pas djalit si imam?

***

Përgjigja:

Së pari duhet djali të mundohet ta fal namazin me xhemat në xhami. Allahu thotë: “…atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa: 103)
Sipas haditheve të Pejgamberit ﷺ namazi me xhemat është për njëzeteshtatë gradë më i mirë se namazi që falet vetë. E nëse xhamia është shumë larg, apo jeni në punë, dhe prej pune vini atëherë kur namazi me xhemat ka përfunduar, normalisht se do të faleni në shtëpi. Djali do të dalë imam, e ju do të lidheni pas tij. Edhe dy vetë duhet të falen xhemat, e jo të ndarë çdo njëri në vete.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu