Pyetja:
A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kiametit?
***
Përgjigjja:
Janë transmetuar disa hadithe të cilat tregojnë se vdekjet e bafasishme do të shtohen para ardhjes së Kiametit. Kjo lloj vdekje konsiderohet marrje zemërimi ndaj njeriut të keq dhe rehati e qetësi për besimtarin. Ndodh që edhe besimtari të vdes befasisht me ndonjë infarkt apo dicka tjetër dhe kjo për të është rehati dhe mirësi prej Zotit të Madhëruar. Kjo për arsyen se ai është përgatitur, është bërë gati, duke u përpjekur në të mira dhe kur i vjen vdekja befas, e gjen në gjendje të mirë dhe e mbyll jetën me punë të mira. Në këtë mënyrë qetësohet nga vështirësitë, lodhjet dhe mundimet e vdekjes. Ndërsa per njeriun e keq, nëse i ndodh, konsiderohet marrje zemërimi ndaj tij, sepse vdes befas, në gjendjen më të keqe.
Shejh Abdul Aziz bin Bazi
Përktheu: Suad Shabani