Pyetja:

A mund të përshkruhet Allahu si komplotues dhe mashtrues, si në ajetet:
“Ata po komplotonin, por dhe Allahu, po ashtu, po komplotonte (kundër tyre) (Enfal: 30)

***

Përgjigjja:

Shejh Saʹdi në tefsirin e tij, shkruan:
ʺPërshkrimi më i lartë nënkupton cilësi të përsosura. Cilësitë janë tre llojesh:
1‐ Cilësi të përsosura, në të cilat sʹka kurrfarë të metash. Këto cilësi i përkasin Allahut në
kuptimin absolut dhe nuk janë të kufizuara në asnjë mënyrë. Shembuj të kësaj janë dija e Tij, fuqia, dëgjimi, të parët, mëshira, etj.
2‐ Cilësi të cilat nënkuptojnë papërsosuri dhe të meta. Këto, në asnjë rast, sʹmund tʹi vishen
Allahut, si p.sh. paaftësia, të bërit padrejtësi, mashtrimi apo tradhtia, etj.
3‐ Cilësi të cilat mund të jenë të përsosura apo të papërsosura, varësisht nga konteksti. Këto sʹmund tʹi vishen Allahun në kuptimin absolut dhe, po ashtu, sʹmund tʹi mohohen Allahut në kuptimin absolut. Nëse konteksti nënkupton përsosuri, ato mund tʹi vishen Allahut; nëse nënkupton papërsosuri, ato sʹmund tʹi vishen Atij. Shembuj të kësaj janë: komploti, mashtrimi dhe përqeshja.
Komploti [thurja], tradhtia e përqeshja ndaj armikut janë cilësi të përsosurisë, sepse kjo tregon në dijen e plotë, në fuqinë dhe mundësinë, dhe kështu me radhë. Por, komploti kundra besimtarëve të sinqertë është një cilësi papërsosurie.
Kështu, këto veti nuk i vishen Allahut në kuptimin absolut, por përmenden në një kontekst të tillë sa për të treguar se këto janë cilësi përsosurie. Allahu ka thënë:
Vërtet, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata.” (Nisa: 142)
Ky është mashtrim ndaj hipokritëve. Dhe Ai, më i larti, ka thënë: “Dhe [kujto] kur mosbesimtarët komplotuan kundra teje (O Muhamed), për të të burgosur, për të të vrarë apo për të të përzënë (nga Meka). Ata po komplotonin, por dhe Allahu, po ashtu, po komplotonte. Dhe Allahu është komplotuesi më i mirë.” (Enfal: 30)
Ky është një komplot kundra armiqve të Allahut, të cilët po komplotonin kundra të dërguarit të Allahut .

Në lidhje me hipokritët, Allahu ka thënë:
Kur ata takohen me besimtarët, thonë: ʹNe besojmëʹ, por, kur veçohen me shejtanët e tyre (idhujtarët, hipokritët), thonë: ʹVërtet, ne jemi me ju. Ne vetëm po përqeshnimʹ. Allahu i përqesh ata dhe ua shton punët e liga, që të bredhin verbërisht.” (Bekare, 1415)

Kjo është përqeshje ndaj hipokritëve.
Në këtë kontekst, këto cilësi duhet konsideruar si tregues të përsosurisë. Prej këtu, themi se Allahu i përqesh hipokritët dhe i mashtron ata, dhe se Ai komploton kundra armiqve, etj.
Mirëpo, nuk është e lejueshme ta përshkruash Allahun si një që përqesh dhe që mashtron në kuptimin absolut, sepse kjo nënkupton papërsosuri.ʺ [1]

Shejh Ibn Uthejmin qe pyetur: A mund të përshkruhet Allahu si komplotues dhe të emërtohet si i tillë?
Ai u përgjigj: ʺAllahu sʹmund të përshkruhet si komplotues, përveç në kuptimin e kufizuar,
pra, Ai sʹmund të përshkruhet si i tillë në kuptimin absolut. Allahu ka thënë:
A ndjehen ata të sigurt nga plani i Allahut? Asnjeri nuk ndjehet i sigurt nga plani i Allahut, përveç të humburve.” (Araf: 99)
Ky ajet tregon se Allahu ka një plan apo një komplot, që tʹi hutojë pa e kuptuar ata. Kjo është e ngjashme me hadithin nga el‐Buhari: ʺLufta është mashtrimʺ.
Nëse bëhet pyetje: Si mund të përshkruhet Allahu si komplotues, kur kjo duket të jetë diçka e dënueshme?
Përgjigja është se komploti në rrethanat e duhura mund të jetë diçka e lavdërueshme, që tregon në fuqinë e komplotuesit dhe epërsinë e tij ndaj armikut. Kështu, Allahu sʹmund të përshkruhet si një që komploton në kuptimin absolut, dhe ne sʹmund të themi:ʹAllahu është komplotuesʹ. Por, kjo cilësi përmendet në kontekstin ku kjo është pozitive, si në ajetet:
” … Ata po komplotonin, por dhe Allahu, po ashtu, po komplotonte.” (Enfal: 30)

Ata thurën një komplot, dhe Ne planifikuam ndërsa ata nuk e kuptonin këtë.”  (Neml: 50)
Ne sʹmund të themi në kuptimin absolut se kjo sʹmund tʹi vishet Allahut. Por, në kontekstin kur kjo është diçka pozitive, mund tʹi vishet Allahut, kurse në kontekstin kur kjo sʹështë diçka pozitive, sʹduhet tʹi vishet Atij. Pra, Allahu sʹmund të quhet me një emër që i referohet kësaj, kështu që sʹmund të themi se një nga emrat e Allahut është ʹKomplotuesiʹ. Komploti është nja nga veprat e Tij, sepse kjo ka të bëjë me vullnetin e Allahutʺ. [2]

Përmblodhi: Udha e Besimtarëve

——————————

[1] Shejh Sa’di, tefsir fq.718, 1065

[2] “Fetawa”, Shejh Ibn Uthejmin, 1/170