Pyetja:
Kam dëgjuar se nëse agjëruesi ndjen uri të madhe gjatë kohës së agjërimit, agjërimi i tij është i pavlefshëm, pasi, sipas disave, nëse do të kishte si bazë sinqeritetin nuk do të ndihej aspak uria, sado e vogël qoftë. A ka bazë në Islam kjo thënie?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Muajin e begatë, jo të shenjtë. Kjo shprehje e cituar me lartë nuk ka argument për të , përkundrazi është më se normale që njeriu të ndjejë uri dhe etje dhe të ketë dëshira që nuk mund t’i realizojë për shkak të agjërimit dhe kjo është një urtësi prej urtësive të agjërimit.
Në hadith thuhet se agjërimi do të ndërmjetësojë tek Allahu e do të thotë: “O Zot, e ndalova nga ngrënia dhe pirja … “
Ose hadithi tjetër i cili thotë: “Agjëruesi ka dy gëzime në iftar dhe kur të takojë Allahun.” Gëzimi në iftar pse është dihet qartë:
– Sepse ka duanë specifike;
– Sepse do të hajë e do të pijë duke u kthyer në origjinën e tij dhe në normalitet.
Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja