Pyetja:
Personi gaboi në renditjen e abdesit, i dha mes’h kokës para larjes së duarve duke e ditur këtë. A është i saktë namazi i tij me këtë abdes?
***
Përgjigjja:
Namazi i tij nuk është i saktë, sepse ky abdes nuk është i saktë. Për shkak se ai ka filluar me dhënien mes’h kokës para larjes së duarve. Allahu Lartësuar thotë: “O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” (Maide: 6)
Profeti ﷺ ka marr abdes sipas radhitjes. Nëse njeriu merr abdes jo sipas radhitjes ai ka vepruar një vepër e cila nuk është në përputhje me çështjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Saktësohet nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar.” [1]
Nëse abdesi refuzohet ai konsiderohet jo i saktë. E nëse njeriu falet me këtë abdes, ai është falur me abdes jo të saktë dhe namazi i tij nuk pranohet. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Allahu nuk e pranon namazin pa pasur abdes.”
Shejh Ibn Uthejmin, “Likau el-bab el-meftuh” (1)
—————————
[1] Muslimi