Pyetje: A shumëfishohet shpërblimi për namazin e xhenazes (i cili është) një kirat (sa mali i Uhudit) në haremin e Mekës (në Kabe) ashtu si shpërblimi i namazeve të tjera?

Përgjigjja: Për këtë ka mospajtime mes dijetarëve. Disa prej dijetarëve thonë se: ato që shumëfishohen në shpërblim janë vetëm namazet farz, ndërsa për të tjerat nuk shumëfishohet shpërblimi. [1]

Ajo që është e dukshme në hadith është gjithpërfshirja. Kështu që, namazi i xhenazes bën pjesë në këtë përgjithshmëri, pra shumëfishimi i shpërblimit të tij në xhaminë e shenjtë (në Kabe). Dhe Allahu është më i Dituri.

[1] Shënim i përkthyesit: Shpërblimi i namazit në Kabe (në harem të Mekës) është sa 100 mijë namaze në xhamitë tjera, në xhaminë e Profetit ﷺ në Medine është sa 1 mijë dhe në Xhaminë el-Aksa në Kuds të Palestinës është sa 500.

Burimi: “Lika-ul-Baabil-Meftuuh” 11/116
Përktheu: Bilal Bilali
 https://t.me/rrugaesunetit