Pyetja:

A ta zgjojë fëmijën nëntë vjeç për faljen e namazit të sabahut?

***

Përgjigja:

Po. Nëse njeriu ka fëmijë qoftë djem apo vajza, të cilët kanë arritur moshën nëntë vjeçare, le t’i zgjojë ata (për namazin e sabahut). E nëqoftëse janë nën këtë moshë, nëse ai i zgjon për të falur namazin e sabahut, kjo është më e mira e në të kundërt (nëse nuk i zgjon) ai nuk ngarkohet me gjynah. Por më e zgjedhura (e mira) në këtë çështje është që ai t’i zgjojë ata. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen kur t’i mbushin shtatë vjet, goditini (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani mes tyre [1] në krevate.” [2]

Shejh Ibn Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme

——————————

[1] Mos i lini të flenë bashkë në këtë moshë.

[2] Ebu Davudi dhe Ahmedi