Pyetja: 

A të falim namazin e akshamit së pari apo të hajmë iftar?

***

Përgjigjja:

Transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Nëse është shtruar darka, atëherë hani para se të falni namazin e akshamit.” [1]

Disa familje e kanë zakon të shtrojnë ushqimin çdo ditë të Ramazanit së bashku me bërjen iftar. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë në këtë rast? Është në rregull të hash. Mirëpo, më mirë është që të bësh iftar me ca hurma dhe kafe, pastaj të falësh namazin e akshamit dhe më pas të kthehesh në shtëpi për ngrënë ushqim.

Duke pasur parasysh se, namazi në xhami për meshkuj është obligim. Gjithashtu, gruaja mund të falet në shtëpi pas bërjes iftar, pastaj të darkojnë (v.p.).

Shejh Ibn Uthejmin, “Fat’h Dhil-Xhelal uel-Ikram” 2/481

—————————

[1] Buhariu dhe Muslimi