Pyetja:
Ç’do të thotë nëse shihen në ëndërr shejtanët?
***
Përgjigjja:
Djajtë komentohen në disa forma. Thuhet se nëse shihen djajtë në ëndërr, kjo komentohet si shikim i armikut ose i spiunit. Nëse dikush e sheh veten në formë djalli, kjo komentohet se ai ka bërë ndonjë mëkat, ose ka thënë ndonjë gënjeshtër. Nëse dikush sheh se po kërkon ndihmë nga djalli, komentohet se ai konsultohet me armiqtë e vet dhe është i hapur me ta për mposhtjen e njerëzve të mirë e të sinqertë, mirëpo nuk do ta arrrjë këtë, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar “Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata qe besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshiren e Allahut…” (Muxhadele: 10) E, nëse dikush sheh se djajtë i janë nënshtruar, kjo komentohet se ai do të arrijë udhëheqje dhe autoritet. Nëse dikush sheh në ëndërr se xhini bën cytje në gjoksin e tij, komentohet si angazhim i tij në adhurimin e Allahut të Lartësuar dhe si angazhim i tij në respekt ndaj Tij si dhe si dalje fitimtar ndaj armikut. Ai që sheh xhinin duke ia rrëmbyer rrobat, nëse është punëtor, do të largohet nga puna, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar “Zhveshi prej tyre petkun e tyre…” (A’raf: 27)
E, nëse dikush sheh se është bërë rob në duart e xhinëve, atëherë kjo komentohet si zbulim i turpeve të tij.
Husejn Es-Serraxh, “Komentimi i ëndrrave”