Pyetja:

Unë e kam prishur agjërimin një ditë në Ramazan për shkak të etjes së madhe dhe kisha frikë se mos më shkaktohej ndonjë dëm. A është vaxhib për mua të agjëroj vetëm një ditë apo duhet të zbatoj gjykimin e atij që e prish agjërimin me dashje?

***

Përgjigjja:

Ke detyrë vetëm të agjërosh një ditë. Po kështu edhe ai që e prish agjërimin me dashje, e ka detyrë që të agjërojë vetëm një ditë. Ndërsa hadithi: “Nuk e shlyen atë as një vit i tërë edhe sikur ta agjëronte” është hadith i dobët.

Ai që e prish agjërimin me dashje, e ka detyrë që të bëjë teube dhe ta shlyejë atë ditë që ka prishur apo më shumë. E agjëron atë ditë që e ka prishur agjërimin – elhamdulilah – duke bërë teube të sinqertë. Ndërsa kush detyrohet që ta prishë agjërimin, siç është rasti yt kur pate frikë se mos dëmtoheshe dhe e prishe agjërimin, ti e shlyen agjërimin e kësaj dite dhe vazhdon të agjërosh pjesën tjetër të ditës që ka mbetur. Nëse e prish agjërimin, e vazhdon agjërimin (për pjesën tjetër të ditës) dhe e agjëron (me vonë këtë ditë), nëse është në rast domosdoshmërie, duke patur frikë nga ndonjë sëmundje e rëndë apo vdekje.

Shejh Abdul-Aziz Ibën Baz