Pyetja:

Çfarë duhet të bëj ai që thyen betimin ndaj Zotit?

***

Përgjigjja:

Disa muslimanë mendojnë (dhe besojnë) se shpagimi (el kefare) i thyerjes së betimit në Allahun është agjërimi i tri ditëve, por kjo nuk është e saktë.
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës. (Maide: 89)
E sakta është se shpagimi i thyerjes së betimit në Allahun është që njeriu të zgjedhë një prej këtyre tri gjërave:

1. Ushqimi i dhjetë të varfërve.
2. Ose veshmbathja e dhjetë të varfërve.
3. Ose lirimi i një robit.

Ai që nuk mundet të plotësojë ndonjë prej këtyre tri pikave siç është rasti i të varfërit, ai agjëron tri ditë.

Ndërsa kush ka mundësi të ushqejë dhjetë të varfër, apo t’i veshmbathi ata, apo të lirojë një rob, por agjëron tri ditë me qëllim shpagimin e thyerjes së betimit, kjo atij nuk i pranohet.

Shejh Ibn Uthejmin, Tefsiri i sures “El Maide”

“Fetaua el Lexhneh ed Daimeh” vëll. 23