Pyetja:
Çfarë është buraku? Nëse keni mundësi, më sqaroni pak rreth kësaj.
***
Përgjigjja:
Buraku është një kafshë, i cili është më i vogël se kali dhe më i madh se gomari dhe ka ngjyrë të bardhë. [1] Me këtë kafshë Pejgamberi, ﷺ, ka udhëtuar natën e israsë [2] dhe miraxhit duke i hipur atij, duke u shoqëruar nga Xhibrili a.s., siç përshkruhet në hadithe, Kjo kafshë është shumë e shpejtë, hapi i tij ishte deri në kufirin ku arrin shikimi i tij. Për herë të parë Profeti, ﷺ, e ka parë burakun në Mekë kur i erdhi me të Xhibrili a.s., i ka hipur atij dhe ka shkuar me të në Mesxhidul Aksa, e ka lidhur atë në derën e xhamisë, ka falur namazin, pastaj ka vazhduar rrugën më të për në qiellin e shtatë.
Alaudin Abazi
—————————————-
[1] Buhariu
[2] Israja është udhëtimi që ka bërë Pejgamberi, ﷺ, nga Meka në Mesxhidul Aksa (në Jeruzalem), ndërsa miraxhi është ngritja e Pejgamberit, alejhi selam, nga Mesxhidul Aksaja për në qiellin e shtatë. E gjithë kjo ka ndodhur brenda një pjese të natës.