Pyetja:

Çfarë është e detyrueshme për muslimanin në ditën e ashures (dita e dhjetë e muajit muharrem), dhe a është i detyrueshëm zekat-ul-fitri (në këtë ditë)?

***

Përgjigjja:

Është ligjëruar që muslimani të agjërojë në ditën e ashures, ngaqë është vërtetuar që Pejgamberi, ﷺ, ka urdhëruar agjërimin në këtë ditë. Mirëpo, kur agjërimi i ramazanit u bë i detyrueshëm, kushdo që e pëlqente të agjëronte në këtë ditë, agjëronte; kushdo që nuk donte, nuk agjëronte. Dhe nuk duhet paguar zekatin e fitrit në ditën e ashures, siç bëhet në ditën e bajramit, pas muajit të ramazanit.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëll.10, faqe 400, fetvaja nr. 10962