Pyetja:

Çfarë gjykimi ka vendosja e protezave për drejtimin e dhëmbëve?

***

Përgjigja:

Nëse është e nevojshme dhe kur dhëmbët janë të çrregullt dhe kërkohet ndreqja e tyre kjo nuk përbën ndonjë problem. Por nëse njeriu nuk e ka të nevojshme dicka të tillë atëherë kjo nuk lejohet, madje argumentet ndalojnë hollimin dhe ndarjen e dhëmbëve për arsye bukurie dhe për këto ka argumente kërcënuese sepse janë punë të kota dhe ndryshojnë krijimin e Allahut. Por nëse kjo ndërhyrje ndodh për arsye kurimi apo për ndonjë nevojë siç është rasti kur njeriu nuk ka mundësi të ushqhet me ato dhëmbë vetëm se duke i kuruar dhe drejtuar, atëherë kjo nuk ka ndonjë problem.

Shejh Feuzan

Përktheu: Udha e Besimtarëve