Pyetja: Çfarë i sugjeroni një gruaje që e zënë men-struacionet pas futjes së kohës së të falurit: a duhet ta kompensojë (ta fali) pasi të pastrohet (pas men-struacioneve)?
Gjithashtu nëse pastrohet para daljes së kohës së të falurit?
Përgjigje:
Së pari, gruas që i vijnë menstruacionet pas futjes së kohës së të falurit i del detyrë që ta falë këtë kohë falje, pasi të pastrohet, duke u nisur nga thënia e Profetit (alejhi selam): “Kush kap (arrin) një rekat nga e falura, e ka arritur të falurën plotësisht”.
Pra, nëse gruas menjëherë pas një kohe në të cilën mund të falë, qoftë dhe një rekat të vetëm, i vijnë menstruacionet, atëherë i del detyrë që ta falë (shlyejë) këtë të falur pasi të pastrohet.
Së dyti, nëse gruaja pastrohet (i ndërpriten menstruacionet) para daljes së kohës së të falurit, ajo duhet ta falë atë kohë falje. P.sh, nëse ajo pas-trohet para lindjes së diellit, qoftë edhe për një mo-ment, rekat, ajo duhet ta kompensojë (shlyejë) faljen e agimit (fexhrit); nëse ndodh e njëjta gjë pa-ra perëndimit duhet ta kryejë (kompensojë) faljen e pasditës (asrit); nëse ndodh e njëjta gjë para mesit të natës, duhet ta shlyejë faljen e natës (ishasë) e, nëse pastrohet pas mesit të natës, nuk e ka detyrë ta falë natën (ishanë), por duhet të falë agimin (fexhrin), kur ti vijë koha.
Allahu xheleshanuhu, në Kur’an thotë: “Dhe kur të qetësoheni, kryejeni të falurin, e falura është detyrë mbi besimtarët që duhet kryer në kohë të caktuar”.
Pra kuptohet qartë që falja ka kohë të caktuar dhe nuk lejohet që njeriu ta vonojë të falurën apo ta kryejë para kohës së saj
Shejh Uthejmini




