Pyetja:
Çfarë ndodh me atë qe shkon tek fallxhori?
***
Përgjigjja:
Ai i cili shkon tek fallxhori apo magjistari kategorizohet në tre grupe:
Grupi i parë: Kush shkon tek fallxhori apo magjistari që ta pyes, duke mos i besuar atij, kjo është haram dhe dënimi i tij është që të mos i pranohet namazi dyzet ditë. Është vërtetuar në hadithin e saktë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzet netë.” [1]
Grupi i dytë: Shkuarja tek fallxhori apo magjistari që ta pyes, duke i besuar asaj që ai thotë, në këtë rast personi ka mohuar Allahun e Lartësuar, sepse ai i besoi atij në pretendimin e tij se e di të fshehtën.
Besimi në njerëzit që pretendojnë se e dinë të fshehtën përgënjeshtron fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: Askush nuk e di çfarë ka në qiej dhe tokë nga fshehtësitë përveç Allahut.” (Nemël: 65) Prandaj në një hadith të saktë thuhet: “Kush shkon tek magjistari dhe i beson asaj që ai thotë, ai ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit (ﷺ).” [2]
Grupi i tretë: Kush shkon tek fallxhori apo magjistari dhe e pyet atë, për ta bërë të qartë gjëndjen e tij tek njerëzit, se ajo është hamendje, maskim dhe humbje. Kjo nuk ka ndonjë problem. Argument për këtë është se Profeti ﷺ shkoi tek Ibën Sajadi dhe i fshehu atij diçka ne vetvete, dhe e pyeti Profeti ﷺ se çfarë i fshehu atij? Tha: Duh…, kishte për qëllim tymin.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua ue Resail” (184/2)
Përktheu: Genti Rushiti
———————
[1] Muslimi
[2] Ebu Davudi