Pyetja:
Si të veprojmë kur ta dëgjojmë ezanin?
***
Përgjigjja:
Është e pëlqyer që, ai që e dëgjon ezanin të thotë njëjtë siç thotë myezini [1]. Argument është hadithi që e përcjell Ebu Seid el Hudriu r.a., ku Pejgamberi [ﷺ] ka thënë: “Ku ta dëgjoni ezanin thoni njëjtë siç thotë myezini! [2]. Kjo vlen për të gjitha fjalët e ezanit përveç kur thuhet “Hajje ales salah” (Eja në namaz) dhe “Hajje alel felah” (Eja në shpëtim), te kjo pjesë thuhet “La havle ve la kuvvete il-la bilah!” [3]
Allahu e di më së miri.
Grup autorësh, “Fikhu i lehtësuar në dritën e Kuranit dhe sunetit”, (fq. 77)
——————————-
[1] Personi i cili e reciton ezanin.
[2] Buhariu nr. 621 dhe Muslimi nr. 1093.
[3] Muslimi nr. 385.