Pyetja:

A është e vërtetë se leximi i sures Tebarek (el Mulk) na mbron nga dënimi i varrit?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Një prej sureve të Kuranit që ka tridhjetë ajete; ndërmjetëson për atë që e lexon atë, derisa t’i falen atij gjynahet; ajo është surja Tebareke el-ledhi bijedihil mulk (Surja Mulk)”. [1]
Tregon Xhabir bin Abdil-lah se i Dërguari i Allahutﷺ nuk flinte gjumë pa lexuar suren Sexhde dhe Mulk.” [2]

Abdullah ibn Mesudi, ka thënë: ”Surja Mulk është pengesë nga dënimi i varrit.”

Hafidh Ibën Kethiri dhe të tjerë, në parathënien e tefsirit të kësaj sure, kanë përmendur një sërë hadithesh, që argumentojnë për vlerën e saj, kështu që shpresohet për atë që e mëson dhe e lexon atë me qëllim të mirë, ta shpie në mirësi të shumta, kjo pra nga ajo që argumentojnë këto hadithe të përmendura në vlerën e saj.

Shejh Salih el Fevzan

—————

[1] Ahmedi dhe Tirmidhiu

[2] Ahmedi dhe Tirmidhiu